Courtois tregon çka do t’i bëjë Hazardi ekipit të Real Madridit

Futboll 24 Qershor 2019 22:53

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është i gëzuar që bashkëlojtari i tij i kombëtares, Eden Hazardi, është transferuar në Real Madrid.

Hazardi ka ndjekur Courtios duke ardhur prej Chelseat në Real këtë vërë, njësoi siç ka bërë edhe Courtios vërën e kaluar.

“Nuk mund të pres derisa ai të luajë me ne, ardhja e tij është shumë e rëndësishme, ai është një djalë miqësor i cili gjithnjë ka një buzëqeshje, që dëshiron të fitojë, që shënon gola dhe bën asiste”, tha belgu.

“Besoj se ai do të ia dalë shumë mirë në Real”, përfundoi Courtios.

Hazard e kompletoi këtë muaj kalimin e tij te Real Madridi nga Chelsea, për shumën e 100 milionë eurove.