Courtois: zemrën e kam në Madrid

Futboll 07 Shkurt 2018 08:45

Thibaut Curtois ka hedhur edhe më shumë benzinë në spekulimet e transferimit të tij drejt Real Madrid, edhe pse është në negociata me Chelsea-n për një marrëveshje të re.

Portieri belg 25 vjeçar, ka kontratë me “Blutë” nga Londra deri më 2019 dhe sipas disa burimeve thuhet se ka dal si një objektiv për “Los Blancos”.
në një intervistë për njërën nga revistat belge, Curtois u shpreh se gjendet në një situatë të palakmueshme, pasi jeta e tij lidhet me Madridin sepse dy fëmijët e tij dhe nëna a tyre jetojnë atje. Ai u shpreh se përkundër që bisedon me vajzën çdo ditë në “Facetime”, shpeshherë ndjehet keq kur ajo i thotë se i mungon, përkundër që Curtois thotë se udhëton në vizit tek familja sa herë i jepet mundësia.
Më tej ai vazhdoi duke thënë se, “nëse Real Madrid janë të interesuat për mua, atëherë më duhet të pranojë se në këtë vendim do të ndikonte shumë situata familjare që e kam”.

“I kuptoj thashethemet, por nuk i kushtoj shumë vëmendje pasi jam i fokusuar tek Chelsesa për momentin. Nëse Real më dëshirojnë, atëherë ata duhet të kontaktojnë klubin e Chelsea-t, po r ata këtë gjë nuk e kanë bërë deri më tani. E vërteta është se një ditë edhe do të kthehem atje, pasi i kam kaluar tri vite të mrekullueshme dhe me të vërtetë më pëlqen ai qytet”, u shpreh në fund portieri belg. /Insporti.com

-->