Coutinho drejt klubit të madh të Premierligës – ky është zhvillimi i fundit

Futboll 06 Gusht 2019 16:57

Philippe Coutinho do të shënojë rikthimin në Premierë Ligë gjatë këtij afati kalimtar.

Gazeta e njohur franceze L’Equipe raporton qse mesfushori me tipare sulmuesi do të finalizojë përfundimisht rikthimin në Premierëligë gjatë këtij afati kalimtar.

Arsenali përmendet si destinacioni i ardhshëm i ish-yllit të Liverpoolit.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe klubit londinez në lidhje me lojtarin është bërë në formë huazimi për një sezon, bën të ditur mediumi francez.

27-vjeçari ka kontratë me gjigantin katalunas deri në qershor të vitit 2023.

Coutinho është përfolur vazhdimisht për transferim edhe te Paris Saint-Germaini në Ligue 1.