Coutinho drejt rikthimit në Barcelonë

Futboll 22 Janar 2020 16:51

Philippe Coutinho nuk do të jetë pjesë e Bayern Munchen-it në vitin e ardhshme. I huazuar nga Barcelona për 8.5 milionë euro veren e kaluar, Coutinho nuk ka bindur drejtuesit e klubit që ta blejnë për 120 milionë euro, aq sa është klauzola në kontratën për huazim.

Sipas “Bild”, një shifër e tillë është shumë e madhe për mesfushorin brazilian, i cili nuk është se ka bindur mjaftueshëm për një impenjim të tillë financiar.

Braziliani deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticione me Bayernin duke regjistruar edhe 6 asiste.

-->