Coutinho e “komplekson” lojtarin e Gjermanisë (Video)

Futboll 28 Mars 2018 12:04

Dy nga Përfaqësueset më të mira në botë sipas rangimit të FIFA-s, u ndeshën mbrëmë në miqësore dhe Brazili e mposhti ekipin e “Die Mannschaft” me rezultat 1-0 në “Olympiastadion” të Berlinit.

Në këtë ndeshje, u panë edhe disa magji të lojtarit të Barcelonës, Philippe Coutinho, e po ashtu edhe disa aksione fantastike të lojtarëve të “Seleçaos”.

Shikoni një moment magjie të Coutinhon, kur e poshtëron lojtarin gjerman Leon Goretzka, e po ashtu edhe videon e një super aksioni të disa lojtarëve të Brazilit, ku gjithçka nis nga super Coutinho. /Insporti.com

-->