Coutinho flet për të ardhmen: Ja cila është e vërteta

Futboll 25 Qershor 2019 12:27

Sulmuesi i Barcelonës, Philip Coutinho nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Coutinho është transferuar në Barcelonë në janar të vitit 2018, mirëpo lojtari nuk është projektuar për ekipin e parë të Barçës për sezonin e ardhshëm

.27-vjeçari është i lidhur me një rikthim në Premier League te United ose Chelsea, por edhe klubi francez, PSG është i interesuar për të.

“Kam kontratë më Barcelonën mirëpo tash nuk po e mendoj çfarë do të ndodh, për momentin jam i fokusuar në Kupën e Amerikës”, tha ai.

“Shumë gjera kanë bërë mediat, asnjë nga këto nuk është e vërtetë, kjo është e vërteta”, vazhdoi braziliani.

Ai po ashtu e pranoi se nuk ka bërë një sezon të mirë, por shpreson që kjo të jetë një mësim dhe të jetë më i suksesshëm sezonin e ardhshëm.