Coutinho i vendosur, kjo është situata me Barcelonën

Futboll 02 Dhjetor 2019 11:02

Barcelona nuk është më në planet e Philippe Coutinho pavarësisht faktit se ai ka një kontratë në ‘Camp Nou’ deri në verën e vitit 2023.

Anësori brazilian tha të dielën në një takim me klubet e tifozëve të Bayern Munich se qëllimi i tij është të qëndrojë me klubin gjerman.

Coutinho, nënshkrimi rekord i Barçës, aktualisht është në një huazim sezonal te Bayern.

“Ndihem vërtet komod këtu”, tha ai. “Planet e mia janë të qëndroj këtu për një vit dhe të përqendrohem në këtë, por nëse gjithçka shkon mirë, unë do të doja shumë të qëndroja më shumë”.

Komentet erdhën si surprizë sepse Coutinho së fundmi ka humbur vendin e tij në formacion te ‘Bavarezët’. Trajneri i përkohshëm Hansi Flick, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Niko Kovac, deri më tani i ka dhënë atij një rol dytësor. Në pesë ndeshje nën Flick, ai startoi vetëm dy herë.

Bayern ka një mundësi për ta blerë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit. Cou ka luajtur 18 herë deri më tani, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar pesë të tjerë.

-->