Coutinho përjeton makth në Barcelonë (Foto)

Futboll 20 Shkurt 2018 15:20

Braziliani i cili kaloi nga Liverpool tek skuadra e Barcelonës, gjatë afatit kalimtar ta janarit për 142 milionë funte, duket se këto ditë ka përjetuar një makth të vërtetë.

Bëhet e ditur se pasi kishte dalë me shoqërinë e tij në një atraksion turistik në “La Sagrada Familia”, u është marrë vetura Audi 4×4, pasi ishte parkuar në vend të gabuar.
Kjo duket se e ka nervozuar lojtarin e Barcelonës, i cili është dashur të marrë taksi për në shtëpi.

Mirëpo, makthi nuk kishte përfunduar aty, pasi raportohet po ashtu se shtëpi e tij, ishte plaçkitur të hënën në mbrëmje, pikërisht deri sa ishte në një darkë jashtë në qytet me familjarët e tij. Pasi ishte kthyer në shtëpi rreth orës 1:30 të mëngjesit, ai kishte dalluar se i ishte plaçkitur shtëpia.

Coutinho nuk është pjesë e ekipit të Barcelonës, të cilët momentalisht janë në Londër, pasi do të ndeshen sonte me Chelsea-n në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe braziliani nuk ka të drejtë paraqitjeje me ekipin katallan, pasi ka marrë pjesë në këtë garë këtë edicion sa ishte pjesë e Liverpool. /Insporti.com

-->