Coutinho rikthehet në qytetin e Liverpool

Futboll 30 Prill 2021 10:29

Philippe Coutinho do ti bashkohet skuadrës së Everton këtë verë në një marrëveshje afro 50 milionë euro.

Gazeta britanike “The Sun”, raporton se Coutinho do të jetë lojtari më i ri i Evertonit prej sezonit të ardhshëm.

Carlo Ancelotti, dëshiron që ish-ylli i Liverpoolit të formojë një dyshe ëndrrash me kolumbianin James Rodriguez.

Braziliani, 28 vjeçar, ka kaluar në një periudhë jo fort të mirë që prej kur u largua nga “Anfield” për në Barcelonë për shumën rekorde 145 milion euro.

Everton dëshiron të jetë i sigurt se braziliani është rikuperuar plotësisht para se të transferohet përfundimisht, pasi që këtë sezon është paraqitur vetëm në 12 ndeshje për katalanasit për shkak të një lëndimi të pësuar në fillim të sezonit. /Insporti.com/

-->