“Coutinhos ndoshta i vjen keq që u largua nga Liverpooli”

Futboll 31 Maj 2019 10:38

Coutinho nuk po kalon kohë të mirë tek skuadra e Barcelonës, krahasuar kohën e tij dhe lojën në skuadrën e Liverpoolit.

“Ndoshta Coutinhos i vjen keq që u largua nga Liverpooli “, tha kryetari i ‘Reds’ Tom Werner.

Gjatë verës së viti 2018, braziliani u larguar nga ‘Anfield’ për një aventurë të re për tek skuadra e Barcelonës në La Liga.

Ndërkaq kryetari i ‘Reds’ e përshkruan Coutinhos si lojtar të klasit botëror dhe ai e ka derën hapur në ‘Anfield’:

“Nga ana ime, unë them se nuk ka asnjë arsye pse një lojtar i elitës nuk do të donte të luante për Liverpoolin”, tha Tom për Eko.

“Ne kemi një skuadër të fortë me një zyrë të fuqishme dhe një menaxher që mendoj se është një nga menaxherët më të mëdhenj në futbollin botëror.

Werner shtoi tutje për Coutinhon: “Do të tregoja vet historia e Philippes”.“Unë kam vetëm fjalë të mira për Philippen. Por unë mendoj se ai u largua nga Liverpooli, sepse donte të luante në klubin e madh spanjoll Barcelonën.