COVID-19 detyron Arsenalin t’i jap pamje të ‘çuditshme’ zhveshtores

Futboll 21 Qershor 2020 08:34

Skuadra e Arsenalit ka zgjedhur një dhomë të thjeshtë në stadiumin e tyre, duke vendosur karrige individuale për futbollistët, me një distancë të konsiderueshme mes tyre.

Kjo formë e organizimit të zhveshtores, është shumë larg asaj që në realitet ka skuadra nga Londra, që ka një nga zhveshtoret më moderne në futbollin anglez.

Fotografitë e publikuara tregojnë se kapiteni Pierre Emerick Aubameyang kishte vendin në mes të dhomës.

Skuadra e Arsenal janë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e respektimit të udhëzimeve për distancim shoqëror, pasi trajneri i tyre ishte infektuar me COVID-19 në fillim të muajit mars.

Përndryshe, Arsenal nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në udhëtimin te Brighton, duke u mposhtur 2:1.

-->