Cristiano Ronaldo jashtë ndeshjes me Las Palmas

Cristiano Ronaldo ka raportuar në Madrid i kthyer nga detyrat e tij me Kombëtarën e Portugalisë, pas dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara në rrafshin ndërkombëtar.
Stafi mjekësor i Real Madrid ka parë të arsyeshme të pushoj Cristiano Ronaldo në ndeshjen e ardhshme kundër Las Palmas, pasi që që portugezi ka zhvilluar dy ndeshje brenda 3 ditëve.
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Ronaldo ka shpërtyer me 14 gola në 6 ndeshjet e fundit për skuadrën e tij. Ai në ndeshjen e fundit të Real Mardrit kundër Gironas shënoi 4 gola, dhe kështu intensifikoi garën për golashënuesin më të mirë në la liga. Ronaldo është vetëm 3 gola pas Lionel Messit i cili ka shënuar 25 gola këtë sezon në La Liga.
Real Madrid do të jetë mysafir i Las Palmas të shtunën në orën 18:30. /Insporti.com