Cristiano Ronaldo ka numrin e njejtë të golave me Schickun, por portugezi shpallet golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”

Futboll 12 Korrik 2021 11:08

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo mund ti ket luajtur vetëm katër ndeshje në Euro 2020, por ai megjithatë ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.

Ronaldo hapi llogarinë e tij në Kampionatin Evropian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë.

Më pas ai shtoi edhe një më shumë në totalin e tij në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë dhe më pas shënoi edhe dy herë nga pika e bardhë në barazimin 2-2 me Francën.

Dhe megjithëse Patrik Schick i Republikës Çeke gjithashtu shënoi pesë gola, Ronaldo përfundoi si i pari falë asistimit të tij kundër Gjermanisë, pasi kishte luajtur edhe më pak minuta sesa Schick.

-->