Cristiano Ronaldo me ofertë serioze nga klubi i njohur, për të luajtur deri mbi 40 vjeç

Futboll 04 Maj 2021 14:39

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi janë të lidhur me kontratë deri më 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së portugezit nga fanella bardhezi po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Dhe “bomba” e fundit vjen direkt nga Portugalia. Sipas gazetës sportive “Record”, sulmuesi i Juventusit do të tundohej nga një kthim në atdheun e tij. Ai do të donte ta përfundonte karrierën në Portugali, të luajë atje deri mbi 40 vjeç dhe ta bënte këtë me fanellën e Sporting Lisbonës.

Një “bombë” e vërtetë tregu, që është e destinuar t’i alarmojë të gjithë në Torino. Kjo zgjedhje e CR7 padyshim që do të kishte edhe miratimin e familjes. Cristiano, i cili ka pasur një sezon pak të lëkundur, megjithatë, ka dy gjëra aktuale në mendjen e tij: golashënuesi më i mirë i Serie A (kryeson me 27 gola për momentin) dhe të rrumbullakosë 100 golat për Juventusin (tani është në kuotën 99, si Paulo Dybala).

Më në fund, por sigurisht jo gjëja e fundit, kualifikimi me Juventusin e tij në Champions. Për këtë, ndeshja e të dielës në mbrëmje, kundër Milanit, do të jetë jo pak vendimtare.

-->