Cristiano Ronaldo me shokë i “shuajnë ëndrrën” Paris Saint-Germain

Futboll 06 Mars 2018 21:39

Real Madrid ka mposhtur Paris Saint-Germain edhe në “Parc des Princes”, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 3:1 në takimin e parë në “Santiago Bernabeu”, të besuarit e Zidane triumfuan sërish – kësaj radhe në shtëpinë e parisienëve – për të prekur çerekfinalen.

Madrilenët në ndeshjen e kthimit triumfuan me rezultat 2:1, dhe kështu kualifikohen në fazën e çerekfinales, me epërsi të thellë 2:5 pas dy ndeshjeve.

Në pjesën e dytë, ‘Los Blancos’ e zhbllokuan rezultatin me anë të Cristiano Ronaldos, që shënoi me kokë për 1:0, pas një pjese të parë pa gola.

Kur po luhej minuta e 52′, Ronaldo pranoi një asistim të bukur të Lucas Vazquezit, për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Paris Saint-Germain mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 66′, kur Marco Verratti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Parisienët u rikthyen në lojë me golin e Edinson Cavanit, në minutën e 71′, por ishte Casemiro ai i cili përfundimisht shuajti shpresat e ekipit të Unai Emery, kur riktheu epërsinë e madrilenëve në minutën e 80′.

Kampioni i Evropës, kështu vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit, derisa Paris Saint-Germain vuajti dukshëm mungesën e Neymarit. /Insporti.com

-->