Cristiano Ronaldo tregon muskujt e këmbëve (Foto)

Futboll 17 Prill 2018 10:12

Derisa Real Madrid e zhvillon ndeshjen e javës së 33-të në kuadër të La Ligës këtë të mërkurë kundër Athletic Bilbaos, ekipi madrilenë mendjen e ka tek ndeshja e javës tjetër kundër Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

Së fundmi, ka dal një foto ku shihen disa lojtarë të Real Madrid në njërën prej seancave të fundit stërvitore, ku Cristiano Ronaldo kishte ngritur pjesën e brekëve për të treguar pjesën e muskujve të këmbëve të tij, që në fakt duken “frikshëm” për kundërshtarët e tij.

Ronaldo ishte njeriu kryesor në avancimin e Real Madrid deri në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Bayern Munchen dhe pritet që përsëri portugezi të ketë fjalën dhe barrën kryesore edhe për ndeshjet kundër bavarezëve.

Ronaldo përkundër se pak kohë më parë sapo mbushi 33 vjet, duket më mirë se kurrë fizikisht dhe nëse vazhdon me këtë formë fizike, e po ashtu edhe në fushë, atëherë portugezi do të ketë edhe goxha vite si futbollist aktiv. /Insporti.com

-->