Crouch i dashuruar me futbollin që e laun Armando Broja

Kombëtarja 25 Janar 2022 15:45

Peter Crouch, të gjithë e mbanin mend sulmuesin që ka luajtur për shumë vite në Premier League dhe që ka përfaqësuar edhe Southamptonin në karrierën e tij.

Së fundmi lojtari ka treguar hapur simpatinë e tij për Armando Brojën duke “u dashuruar” me futbollin e shqiptarit.

“Armando Broja është si një grusht, një sulmues brutal që mund t’i bëjë mbrojtësit që të mendojnë”.

“Këta janë ata lloji i djemëve që duhen mbajtur nëse po mendon që të largosh diçka nga qyteti”, tha Crouch.

-->