Crutchlow i pari, zhgënjen Rossi

Moto GP 05 Maj 2018 15:05

Piloti britanik Cal Crutchlow mke LCR Honda ka siguruar “pole position”  në pistën e Jerez, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP. Ashtu si dhe gjatë provave të lira, britaniku ishte më i shpejti në pistë, duke ndalur kronometrin në kohën 1’37”53.

Në vendin e dytë u rendit Dani Pedrosa me Honda dhe në të tretin Johann Zarco me Monster Yamaha, duke plotësuar kështu vijën e parë të nisjes.I katërti u rendit Jorge Lorenzo me Ducati, që si rrallëherë arrin të lërë pas shokun e skuadrës Andrea Dovizioso, i teti. Në vendin e pestë u klasifikua kampioni i botës në fuqi Marc Marquez me Honda, ndërsa Valentino Rossi me Yamaha zuri vendin e 10-të, duke lënë pas shokun e skuadrës Maverick Vinales. Gjithsesi, Rossi ishte 6 të dhjetat më i ngadalshëm se Crutchlow, që lë të mendosh se të gjithë pilotët janë pranë njëri-tjetrit në kohë.

 

-->