Crystal Palace – Man City, ky është vendimi për Muric

Futboll 14 Prill 2019 14:20

Manchester  City do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë si mysafirë në Londër, ndaj Crystal Palace në kuadër të Premier League.

City në ndeshjen e parë e zhvilluar në “Etihad Stadium” kishte pësuar humbje dhe sot do të kërkojë hakmarrjen dhe të vazhdojë rrugëtimit drejt titullit të kampionit.

Në këtë ndeshje ishte pritur të startojë portieri kosovar, Arijanet Muric, por portieri brazilian, Ederson, ka arritur të kthehet nga lëndimi në kohë për të startuar ndeshjen nga minuta e parë.

Një fitore eventuale ndaj Palace sot në Selhurst Park në orën 15:05, do ta rikthente skuadrën e Pep Guardiolës në pozitën e parë në ligën elitare angleze.

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, City i ka 82 pikë, një më pak se Liverpooli, në një garë të ngushtë për titull mes vete.

Palace nuk ka për çfarë të luftojë, pasi e ka të pamundur kualifikimin në garat evropiane dhe veçse e ka siguruar edhe matematikisht mbijetesën në ligë. /Insporti.com/

Formacionet zyrtare:

Crystal Palace:

 

Manchester City:

-->