Çudira në kampionatin e vetëm të Evropës ku po zhvillohet futbolli

Futboll 26 Prill 2020 14:49

Pandemia Covid-19 që ka kapluar gjithë botën, ka bërë që kampionatet kryesore të futbollit të pezullohen. Futbolli evropian është duke bërë përpjekje që brenda muajit maj apo në fillim të qershorit të rifillojnë kampionatet, por gjithmonë me dyer të mbyllura, pra prezencën e tifozëve, shkruan Insporti.com.

Megjithatë, në një shtet futbolli nuk ka ndaluar dhe është duke vazhduar pa ndonjë problem, duke qenë në qendër të vëmendjes. Është shteti i Bjellorusisë që nuk ka shkuar me masat ekstreme të vetëizolimit.

Por, futbollistët janë të brengosur për shëndetin e tyre. Në ndeshje  vetëm tifozët e pasionuar ndjekin klubet e tyre në shkallët e stadiumeve.

Një tifoz i klubit FC Slutks, Yahor Khavanski, i cili është 26 vjecar thotë se është pak i frikësuar, por nuk mundet ta imagjinon fundjavën e tij pa futboll.

Në ndeshjen e ardhshme, që klubi i tij e zhvillon sot kundër rivalit të vjetër, Belshina Bobruisk, thotë se do të përdorë një maskë dhe do ta vendosë shallin e klubit, duke mos prekur asgjë me duar.

“Stadiumi zë 2000 persona, por në ndeshjen e kaluar vetëm 300 persona ishin, pra ka ju mund të uleni ku të doni dhe të mbani distancën”.

Bjellorusia, është shtet me rreth 10 milionë banorë dhe deri më tani ka regjistruar 9,590 raste me koronavirus. Jeta në këtë shtet ka vazhduar normal, pasi lideri Alexander Lukashenko nuk ka përfillur masat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Federata e Futbollit së Bjellorusisë kanë deklaruar se kanë ndjekur rekomandimet e Qeverisë dhe sipas tyre nuk do ta pezullojnë kampionatin.

Në futbollin bjellorus, luan edhe futbollisti shqiptar Azdren Llullaku.

Përfaqësuesja e Kosovës mund të përballet me Kombëtaren e Bjellorusisë, në rast se mposht Maqedoninë e Veriut, ndërsa në anën tjeter Gjeorgjinë. Ky takim do të zhvillohet për të siguruar biletën për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet në vitin 2021, pasi UEFA vendosi ta anulonte për këtë, shkak i koronavirusit./Insporti.com/

-->