Curry fantastik në triumfin e Warriors, Spurs fitojnë ndaj Denverit

NBA 14 Prill 2019 13:41

Ka nisur faza Play Off në NBA, ku kampionët në fuqi, Golden State Warriors “treguan dhëmbët” që në sfidën e parë përballë Los Angeles Clippers.

Në sfidën e zhvilluar në “Oracle Arena” të Oacklandit, Warriors triumfuan me rezultatin e thellë 121-104, falë një forme spektakolare të Stephan Curryt, me 37 pikë të realizuara, 7 asiste dhe 15 rikuperime.

Vendasit vendosën diktatin që në frakisionin e parë dhe fituan më pas deri në të tretin, ndërsa Clippers reaguan disi vetëm në pjesën e fundit, kur patën një avantazh prej dy pikësh, që nuk ndikuan gjithsesi në rezultatin final.

Sfida tjetër e Play Off-it, ishte ajo mes Denver Nuggets dhe San Antonio Spurs, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 96-101. Spurs-at, të udhëhequr nga Demar DeRozan, ishin më të qartë në lojën e tyre dhe kthyen në favor 3 nga 4 fraksionet e lojës, duke e nisur me këmbën e mbarë fazën Play Off. /SS/