Curry lëndohet sërish

Basketboll 24 Mars 2018 10:36

Ylli i Golden State, Stephen Curry, me t’u rikthyer nga lëndimi ka pësuar edhe një lëndim tjetër.

Curry pësoi lëndim në duelin e të premtes ndaj Atlanta Hawks, e cila ishte ndeshja e tij e parë pasi mungoi në gjashtë ndeshje shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës së djathtë.

30-vjeçari kësaj radhe është diagnostifikuar me lëndim të ligamentit të gjurit të majtë, sipas Yahoo Sports, përcjell Insporti

Dëmtimi i plotë i Curryt do të bëhet të ditur pas MRI-së, derisa testimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një dëmtim MCL, sipas këtyre burimeve.

Curry shënoi 29 pikë dhe shtatë kërcime në 25 minuta ndaj Hawks, para se të largohej i dëmtuar. /Insporti.com