Curry shkëlqen në fitoren e Golden State, i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së

Basketboll 12 Janar 2019 10:33
Golden State Warriors është treguar i fortë për skuadrën e Chicago Bulls, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 146-109, me 37 pikë diferencë – për t’ia shkaktuar humbjen e gjashtë radhazi.

Në këtë ndeshje shkëlqeu basketbollisti, Stephen Curry. Ai u ngjit në “podiumin” e të gjitha kohërave për 3-pikëshat që realizoi, raporton Insporti.

Ndërkohë, shkëlqeu edhe Klay Thompson në gjysmën e parë të ndeshjes për Warriors.

Curry e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 8 asiste dhe 5 kërcime, duke qenë tashmë i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së.

Të gjitha rezultatet në NBA:

Washington Wizards – Milwaukee Bucks 113-106
Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers 123-121
Toronto Raptors – Brooklyn Nets 122-105 |
Indiana Pacers – Nju Jork Knicks 121-106
Dallas Mavericks – Minnesota Timberwolves 119-115
Houston Rockets – Cleveland Cavaliers 141-113
Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets 127-96
Utah Jazz – Los Angeles Lakers 113-95
Golden State Warriors – Çikago Bulls 146-109