Curry shkëlqen, por Warriors mposhten nga Raptors në finalen e tretë

Basketboll 06 Qershor 2019 08:54

Toronto Raptors fitoi 123-109 ndaj Golden State Warriors në finalen e tretë play-offit në NBA, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve.

Edhe pse ndeshja u luajt në fushën e skuadrës kampione, mungesat e shumta ndikuan në lojën e Warriors.

Durant e Thompson nuk u aktivizuan shkaku i lëndimeve, ndërsa i vetëm Curry nuk mundi të bëjë asgjë. Curry realizoi 47 pikë, por nuk kishte mbështetjen e pjesës tjetër të skuadrës, ndaj ishte e pamundur që të evitohej kjo humbje.

Kanadezët e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke pasur që në çerekun e parë një epërsi prej 12 pikësh, diferencë që shkoi në 17 pikë në çerekun e fundit.

Të pestë titullarët e Toronto realizuan mbi 10 pikë, me Leonard që bëri diferencën, autor i 30 pikëve.

Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Warriors, që shpresojnë në rikuperimin e yjeve të skuadrës për të rikthyer barazpeshën në parket.

Kjo fitore e Torontos në fushën e kampionëve është një sinjal pozitiv për kanadezët, në kërkim të titullit të parë në histori.