DailyMail: Fulham dëshiron transferimin e yllit të Kosovës

Kombëtarja 22 Korrik 2019 22:43

Në rrugëtimin për t’u kthyer në Premierligë, Fulhami synon transferimin e sulmuesit të Kosovës, Elbasan Rashani.

Skuadra nga Londra dëshiron ta përforcojë sulmin para fillimit të edicionit të ri në Ligën e Dytë angleze dhe Rashani, i cili luan në Odd Ballklubb është në radarin e tyre.

Image

 

Sulmuesi 26-vjeçar ka joshur interesim të madh në Norvegji pas paraqitjeve të tij duke bërë që shumë skuadra në Evropë të vihen pas tij, shkruan “Daily Mail”, përcjell Zëri.info.

Ai ka ndihmuar Odd për ta zënë vendin e dytë në elitën e futbollin norvegjez ani pse fillimisht skuadra i druhej rënies në një nivel më poshtë.

Në 48 ndeshje, Rashani ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 13 asistime, statistika të cilat e kanë joshur Fulhamin.

Rashani i cili përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar, mund të lirohet nga Odd për vetëm 500 mijë funte.

Ndryshe, sulmuesi kosovar ishte heroi i Kosovës në fitoren 3:2 ndaj Bullgarisë muajin e kaluar duke shënuar golin e tre pikëve në minutat e fundit të ndeshjes.

-->