Daja i Lampardit e konfirmon nëse ai do ta marrë drejtimin e Chelseat

Futboll 17 Qershor 2019 22:39

Frank Lampard do të bëhet trajner i Chelseat, thotë daja i tij Harry Redknapp.

Lampard është favoriti për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, pasi italiani u largua nga Stamford Bridge për të kaluar në Juventus.

Lampard udhëhoqi Derby Countryn në finalen e Play Off të sezonit të kaluar, por nuk arriti t’i sigurojë klubit të tij kalimin në Premierligë.

“Nëse Chelsea e fton, është e vështirë për të që ta refuzojë”, tha Redknapp për BBC Radio 5 Live.

“Sipas mendimit tim, ai do të jetë trajner i Chelseat. Mua më duket se do të ndodhë”, përfundoi daja i Lampardit dhe trajneri i njohur, Harry Redknap.