Dajaku: Feronikeli nuk duhet ta bëjë këtë gjë, janë kampion të Kosovës

Futboll 09 Korrik 2019 22:21

Futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka kërkuar nga kampioni i Kosovës, Feronikeli që të mos jetë inferior ndaj The New Saints, pasi janë kampion të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Feronikeli barazoi me kampionin e Uelllsit, TNS me rezultat 2:2 në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Dajaku i ftuar në rolin e analistit në Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se “Nikli” duhet të jetë guximtar kundër TNS.

“Njerëzit duhet të jenë të pranishëm në stadium, t’i dhurojnë një motivim shtesë në ditën kur do të zhvillohet ndeshja kthyese në Prishtinë. TNS do të vijë në Kosovë për të fituar, ajo që është më e rëndësishme që Feronikeli duhet të dijë është se janë kampion i Kosovës dhe nuk duhen të jetë inferior, pasi kampionati i Uellsit është gjysmë-amator”, ka thënë Taulant Dajaku për Radio Televizionin e Kosovës , transmeton Insporti.com.

Ky rezultat është tejet i favorshëm për Niklin, pasi ka shënuar dy gola si mysafir që vlejnë shumë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit në Prishtinë zhvillohet pas një javë në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë Dajaku para pak ditëve është larguar nga KF Drenica dhe është ende futbollist i lirë. /Insporti.com/