“Daku i vetmi që mund ta zëvendësoj Muriqin”

Kombëtarja 16 Tetor 2020 20:52

Mirlind Daku është sensacioni i këtij sezoni në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Sulmuesi i huazuar nga klubi kroat Osijek tek Ballkani, ka shënuar 12 gola në vetëm 6 ndeshje, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës me 9 gola më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Greca.

Ditë më parë Daku shënoi edhe golin e vetëm të fitores që Kombëtarja e Kosovës U21 e arriti ndaj Andorrës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2021.

Ish ndihmësi i Ismet Munishi, Emin Bajrami që tani është trajner tek Shkëndija e Hajvalisë, ka ngelur i mahnitur nga forma e mirë e Dakut dhe menjëher pas dy golave të tij të sotshëm kundër Arbërisë ka postuar një fotografi në Facebook.

Sipas Bajramit, Daku është i vetmi që për momentin mund ta zëvendësoj Muriqin.

-->