Daku në histori të Superligës, thyen rekordin e Otto Johnit dhe Ahmed Januzit

Futboll 09 Maj 2021 16:09

Mirlind Daku ka shënuar golin e 28-të në Superligën e Kosovës kundër Dritës, gol ky historik në elitën e futbollit Tonë, raporton Insporti.com.

Me këtë gol, sulmuesi gjilanas ka arritur të thyejë rekordin e vendosur të Otto John dhe Ahmed Januzit, duke shënuar 28 gola në një sezon të vetëm.

Megjithatë, Daku këtë shifër mund të bëjë edhe më të madhe, pasi kanë mbetur dy ndeshje, si dhe 45 minutat e pjesës së dytë.

Pas pjesës së parë Drita – Ballkani,  rezultati është baras 1:1, derisa golin për suharekasit e shënoi Mirlind Daku në minutën e 45-të. /Insporti.com/

-->