Daku nuk ftohet në ndeshjen e parë të Osijekut – shëtitet me veturë luksoze rrugëve të Kroacisë

Futboll 16 Korrik 2021 21:30

Sot me datën 16 korrik, ka filluar sezoni i ri i futbollit në Kroaci, shkruan Insporti.

Skuadra ku luan Mirlind Daku – Osijek është duke zhvilluar ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022, kundër Sibenikut.

Trajneri i Osijek, Bjelica ka vendosur që mos ta ftoj të riun kosovar për ndeshjen e parë.

Megjithatë kjo nuk i ka lënë shumë përshtypje, pasi Daku nuk ka humbur kohë duke postuar në “Instagram” disa video me shokun e tij të skuadrës Eros Grezden, duke shëtitur rrugëve të Osijekut.

No description available.

Grezda njihet për jetën e tij luksoze dhe problemet që kishte në të kaluarën, në veçanti sa ishte futbollist i Rangers.

No description available.

Osijek këtë afat kalimtar të verës vendosi ta rikthejë nga huazimi Dakun, duke ia dhënë shansin e dytë, pasi në herën e parë kishte dështuar.

Daku, 23 vjeçar, me Ballkanin vendosi rekord në futbollin e Kosovës duke shënuar 31 gola brenda një sezoni. /Insporti.com/

-->