Dalin në ankand fanellat speciale të Romës për refugjatët afgan

Futboll 10 Shtator 2021 20:26

Roma do të vesh fanella speciale kundër Sassuolos këtë vikend, të cilat do të tregojnë mbështetjen për popullin e Afganistanit. Fanellat do të hidhen në ankand me qëllim që paratë të jepen për bamirësi

Afganistani është marrë nga talebanët, gjë që ka bërë që mijëra refugjatë të kërkojnë rrugët e largimit nga shteti i tyre.

Roma ka lajmëruar se do të vendos një fashë në fanellat e tyre këtë vikend në ndeshjen kundër Sassuolos në Serie A, ku do të jetë logo e United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR).

Fanellat e veshura gjatë kësaj ndeshje pastaj do të hidhen në ankand ku do të shitën për bamirësi – të gjitha paratë e tubuara do të jepen donacion për UNHCR dhe popullin e Afganistanit.

-->