Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Angli U21 – Kosovë U21
Kombëtarja
22 Korrik 2019
16:56

Kombëtarja e Kosovës U21 me 9 shtator do të luajë ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian U21.
Kundërshtar i Dardanëve do të jetë Kombëtarja e Anglisë.
Tashmë Federata angleze ka publikuar biletat për këtë ndeshje.
Çmimet për këtë ndeshje do të jenë nga 1 funt deri në 15 funta, dhe KËTU do të mund ti bleni ato.
Angli – Kosovë zhvillohet në stadiumin KCOM të Hull Cityt.