Dalin pamjet: Cristiano Ronaldo ‘refuzoi’ penalltinë, portieri i Aston Villas kërkoi me ngulm që ai të shënonte

Futboll 25 Shtator 2021 16:34

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 1-0 nga Aston Villa, shkruan Insporti.

Mysafirët shënuan golin e fitores në minutën e 88-të, kur qendërmbrojtësi Kortney Hause shënoi me kokë për 0-1.

Vetëm tre minuta më vonë, Hause shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi Bruno Fernandes duke bërë që Villa të marrë tri pikët nga kjo përballje.

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez kërkoi nga Crisitano Ronaldo që ai ta ekzekutonte penalltinë, pork ky i fundit nuk e mori përgjegjësinë, shkruan Insporti.

Shihni pamjet:

-->