Dalin pamjet e momentit të përplasjes Berisha – Azemi

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Edmond Azemit dhe Dardan Berisha u përplasen gjatë ndeshjes Sigal Prishtina – Rahoveci, të cilën skuadra nga kryeqyteti e humbi.
E, në videon e siguruar nga Klan Kosova, shihet se si nisi problemi mes dy basketbollistëve bardhekaltër.
Incidenti ndodhi gjatë një gjuajtje të lirë për skuadrën e Rahovecit, kur Berisha dhe Azemi filluan përplasjen e tyre.
Klubi prishtinas ka marrë vendim që të pezullojë të dy basketbollistët për gjestin e tyre të turpshëm.
Rahoveci e fitoi ndeshjen me rezultat 94-87, duke ia shkaktuar humbjen e tretë në këtë edicion skuadrës kampione. /insporti.com/
VIDEO: Si nisi kacafytja mes Edmond Azemit dhe Dardan Berishës?
VIDEO: Si nisi kacafytja mes Edmond Azemit dhe Dardan Berishës?
Gepostet von Sporti në KlanKosova am Sonntag, 10. November 2019