Dalin pamjet e reja nga Athina – policia sulmohet me molotovë nga tifozët

Futboll 12 Maj 2018 22:22

Në rrjete sociale dhe në mediat ndërkombëtare kanë dalë pamje të reja nga incidentet midis tifozëve dhe policëve në Athinë.

Përleshjet kanë ndodhur para dhe gjatë finales së Kupës së Greqisë në futboll, ku PAOK-u shënoi fitore ndaj AEK-ut me rezultat 2:0.

Ka qenë kjo një finale shumë e tensionuar ku skena dhune kishte edhe në stadium edhe në qytet dhe janë vazhdimësi e rivalitetit të dhunshëm të këtyre dy ekipeve dhe dy qyteteve – Selanikut dhe Athinës.

Në pamje shihen tifozët duke i vënë flakën objekteve në Ahtinë dhe udke sulmuar policët me koktejë molotovi në përleshje masive.

 

-->