Dalin pamjet e rrahjes ndërmjet bodybuilderit nga Gjilani dhe disa personave

Sporte tjera 28 Shkurt 2021 16:34

Bodybuilderi nga Gjilani, Flamur Grabovci ishte sulmuar në vendin e punës javën e kaluar nga tre persona.

Në disa pamje që janë shfaqur në “Instagram” shihet rrahja që kishte ndodhur në vendin e punës të kampionit kosovar.

Grabovci me 22 shkurt përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kishte njoftuar për sulmin që tre persona ia kanë bërë në vendin e punës.

Ai kishte theksuar se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.

Vlen të potencohet se Grabovci është Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram dhe gjithashtu në të kaluarën ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.

https://video.gjirafa.com/video-1614512868-mp4

-->