Dalin pamjet e tmerrshme nga rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant

Basketboll 27 Janar 2020 09:31

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

Derisa sot kanë dalë pamjet e tmerrshme nga rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant në Kaliforni.

Imazhet tregojnë qartë se helikopteri ka pasur një problem serioz e për rrjedhojë ka humbur kontrollin, duke bërë shumë rrotullime në ajër.

Impakti në tokë ka qenë tepër fortë me mjetin fluturues që përfshihet në flakë.

Ka qenë e pamundur që t’i vihej në ndihmë legjendës së NBA, pasi të gjithë personat në bord, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, ndërruan jetë në vend.

 

-->