Dalin pamjet nga biseda e Hamiltonit me Putinin – “këtë mos e bëj më”

Formula 1 01 Tetor 2018 08:21

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, pas fitores së britanikut në Çmimin e Madh të Rusisë, pasditen e së dielës.

Putini iu afrua Hamiltonit për t’i thënë që kësaj radhe të mos e lagte me shampanjë, ashtu siç bëri 3 vite më parë.

Pasi e dëgjoi, Hamilton i tha duke qeshur: “Këtë radhë nuk do të të spërkas me shampanjë. Herën e kaluar nuk të laga unë”.

Shikoni pamjet:

-->