Dalin pamjet nga zhveshtoret – ylli i Liverpoolit s’mund ta besojë se janë në finale

Futboll 08 Maj 2019 07:58

Te Liverpooli kanë mbetur të shokuar pas triumfit historik ndaj Barcelonës.

Liverpooli mbrëmë bëri përmbysje të çmendur – ndoshta më të pabesueshmen ndonjëherë në histori, duke e mposhtur Barcelonën 4:0 në ‘Anfield’, shkruan Insporti

Pas humbjes 3:0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, të luajtur në ‘Camp Nou’, shumë pak e kishin besuar se të kuqtë e Jurgen Klopp do të bënin një gjë të tillë.

Por, me ndihmën e Xherdan Shaqirit, që asistoi te goli i barazimit, Liverpooli arriti përmbysjen e cila do të mbahet mend shumë gjatë.

Wijanldum e Origi ishin heronjtë e ‘Reds’ me nga dy gola të shënuar, por njëri nga më meritorët është cilësuar Alexandre-Arnold, i cili në dhomat e zhveshjes është parë i shokuar pas gjithë asaj që ndodhi.

Festën e Liverpoolit pas ndeshjes në zhveshtore mund ta shihni më poshtë. /Insporti.com/