Dalin pamjet: Pjesëtarët e ROSU në pikën kufitare për ta ndaluar hyrjen e ekipit serb

Futboll 09 Tetor 2019 11:14

Mediat në Serbi kanë publikuar pamjet ku raportojnë se kanë mbërritur forcat e njësitit special të Policisë së Kosovës, ROSU.

Në pikën kufitare në Jarinje, autoritetet kosovare, siç raporton Kurir.rs, kanë dërguar njësite emergjente për t’ia mohuar ekipit të Crvena Zvezdas hyrjen në Kosovë, transmeton Insporti

Ekipi nga Beogradi synon që ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Serbisë në territor të Kosovës, gjegjësisht në Zveqan, me ekipin e ashtuquajtur FC Trepça.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Në pikën kufitare në Jarinje, i pranishëm është edhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.

“Nuk kam ende ndonjë konfirmim zyrtar rreth ndeshjes, nëse do të luhet apo jo. Ne sigurisht se do të mbështesim të tanët, ekipin më të mirë, për Serbinë tonë”, u tha Rakic gazetarëve në pikën kufitare.

Sipas Kurir-it, tashmë janë dërguar rreth 100 pjesëtarë të ROSU në pikën kufitare, që po e presin arritjen e ekipit të Crvena Zvezdas.

Më poshtë edhe pamjet në video, të publikuara nga Kurir. /Insporti.com/