Dalin pamjet profesionale të rastit të Prognit

SC Gjilani pas humbjes në derbi nga Drita 2:0, kanë zgjedhur opsionin e ankesës në rrjete sociale, shkruan Insporti.com.
Gjilani ka publikuar një video e xhiruar nga tifozët e vendosur prapa golit, pra xhirime amatore duke u ankuar në gjyqtarin kryesor të ndeshjes Genc Nuza.
Megjithatë, Insporti ka siguruar pamjen ku shihet mjaftë mirë se vendimi i Nuzës ishte korrekt dhe i drejtë.
Sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni në zonë u pengua nga mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci por nuk kishte kontakt aq sa duhet për penallti sipas Nuzës.
Madje, nga këto pamje Progni shihet se ka simuluar dhe ka merituar kartonin e verdhë.
“Skifterat” janë ankuar edhe në golin e parë te Betim Haxhimusës, se goli është shënuar nga pozita jashtë loje.
Nuza është gjyqtari më i mirë i Superligës së Kosovës.
Kjo është fitorja e dytë e Dritës në derbi këtë sezon, ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat minimal 1:0.
Me këtë fitore Drita renditet në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa Gjilani zbret në vendin e katërt me 31 pikë.