Dalin pamjet skandaloze (+18) – Lojtarët filmohen duke kryer seks me femrën e zhveshur, zvarritje në tokë dhe akte të turpshme

Futboll 03 Tetor 2019 19:26

Lojtarët e klubit të futbollit belg Espoir Minerois janë përfshirë në një skandal të madh seksual, pasi disa video të tyre duke bërë seks me një femër të zhveshur, ndërsa mbanin uniformën e skuadrës, janë bërë virale në mediat sociale.

Disa lojtarë të veshur me uniformën e ekipit u filmuan në një lokal të klubit me një femër të zhveshur që ishte përfshirë në akte seksuale të kryera në vendin publik.

Videoja e parë e cila qarkulloi në mediat sociale tregon se ajo zvarritet në dysheme ndërsa ishte plotësisht e zhveshur. Në fund të klipit, femra e re, i afrohet njërit prej lojtarëve për t’i kryer seks oral.

Në videon e dytë ajo shihet e shtrirë në një stol masazhesh duke kryer aktin seksual me një prej lojtarëve, ndërsa nuk është vërejtur të tentojë të largohet prej tij ose ta shtyjë atë, çka dëshmon se akti është kryer me dëshirë.

Skenat e seksit dyshohet se janë filmuar nga një prej lojtarëve pas një seance stërvitore në 20 shtator para se të shpërndaheshin në internet.