Dalin pamjet/ Tifozët e Cityt e ngacmuan në rrugë Alex Ferguson
Futboll
07 Mars 2022
22:05

Sir Alex Ferguson ka qenë shënjestër të disa tifozëve të Manchester City jashtë Etihad, transmeton Insporti.
80-vjeçari u vu në shënjestër të disa tifozëve të Cityt teksa po largohej nga stadiumi. Njëri në veçanti vendosi ta shqetësonte.
Shumë përdorues në rrjetet sociale komentuan imazhet, duke i gjykuar veprimet e tifozëve të Cityt si tepër mosrespektuese.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 4-1 ndaj rivalëve të United. ‘Qytetarët’ ruajnë kryesimin e Premier League, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në vendin e pestë dhe larg sfidës për titull. Në stadium ishte edhe Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i United.