Dallas ndërprenë serinë fantastike të Lakers (VIDEO)

Basketboll 02 Dhjetor 2019 09:47

Dallas Mavericks ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes ë NBA.

Skuadra nga Teksasi i ka dhënë fund serisë fantastike të Lakers prej 10 fitoreve radhazi duke triumfuar në Staples Center me 14 pikë diferencë 100:114.

Luka Doncic si gjithnjë ishte më meritori për këtë fitore të Mavericks me 27 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime.

Me lojë të mirë u dallua Delon Wright që shtoi 17 pikë e nëntë asistime.

Te Lakers më të dalluarit ishin dyshja Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime si dhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Mavericks kjo ishte fitorja e 13-të këtë edicion në NBA derisa ka pësuar edhe gjashtë disfata.

Në anën tjetër Lakers vazhdojnë të mbesin skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit me 17 fitore e tri humbje.

Rezultatet:

Brooklyn Nets – Miami Heat 106:109

Minnesotta Timberwolves – Memphis Grizzlies 107:115

New York Knicks – Boston Celtics 104:113

LA Lakers – Dallas Mavericks 100:114

Detroit Pistons – San Antonio Spurs 132:98

New Orealns Pelicans – Oklahoma City Thunder 104:107

Orlando Magic – Golden State Warriors 100:96

Toronto Raptors – Utah Jazz 130:110

LA Clippers – Washington Wizards 150:125

 

Top 10 aksionet e mbrëmjes

-->