Dallimi i Salah në Chelsea e Liverpool – si nata me ditë

Futboll 16 Prill 2019 10:57

Mohamed Salah në fundjavë e ‘fundosi’ Chelsean, duke shënuar super gol nga rreth 25 metra.

Ylli egjiptian ngriti në këmbë publikun e ‘Anfield’, me golin që e shënoi për t’ia dyfishuar epërsinë Liverpoolit, në fitoren 2:0.

Salah, në të kaluarën ka luajtur për Chelsean, madje ishte pjesë e ekipit të londinezëve që e mundi Liverpoolin 2:0 në ‘Anfield’, në ndeshjen të paharrueshme të vitit 2014, ku Gerrard kishte rrëshqitur me ç’rast Liverpooli e kishte lëshuar titullin nga duart.

Por, për dallim me formën që po kalon te Liverpooli, Salah po zhgënjente me paraqitjet e tij për ‘Blutë’.

Në një ndeshje të tetorit të vitit 2014, përballë Shrewsbury Town, Salah për Chelsean kishte luajtur titullar por nuk kishte arritur të linte asnjë gjurmë – madje tifozët e ekipit londinez e kujtojnë për një huqje të madhe që e kishte bërë në këtë ndeshje.

Momenti që e përshkruan më së miri kohën e Salah të kaluar te Chelsea, është kur një prej gjuajtjeve të tij – e ngjashme me pozitën nga ku shënoi në fundjavë – kishte përfunduar në rivënie anësore.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë. /Insporti.com/