Dallimi ndërmjet WRC dhe F1 – e shpejgojnë Sainz, Coulthard e Webber

Formula 1 02 Qershor 2018 15:50

Nëse Formula 1 është kampionati kulmor i garave me automobila në shtigje rrethore dhe nëse Kampinati Botëror në Relli është kampionati kulmor në gara jashtë shitgjeve, atëherë pyetja që shtrohet është, cilët shoferë janë më të mirë dhe cili kampionat është më interesant.

E vërteta është se fjala është për sporte të ndryshme që nuk mund të krahasohen, por pamjet e publikuara këtyre ditëve tregojnë për ngjashmëritë dhe dallimet.

Carlos Sainz, dy herë kampioni i botës në relli dhe fituesi i Dakairit, babai i Carlos Sainz Jr, i cili është pjesë e ekipit Renault në Formula 1, ka qenë nikoqir në pronën e tij në rrethinën e Madridit, i dy shoferëve që kanë qenë fitues të garave në F1 – Mark Webberit dhe David Coulthardit.

Pamjet e tyre në automobil të rellit nuk meritojnë shumë koment, por janë burim i kënaqësisë për secilin adhurues të autosportit.

-->