Dallku dhe disa futbollistët dërgohen për trajtim mjekësor

Futboll 08 Korrik 2020 20:57

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe disa prej futbollistëve të skuadrës janë goditur sot me sprej lotsjellës nga policia pas ndeshjes me Gjilanin.

Gjilani triumfoi 2:1 në një ndeshje mjaft kontraverse, që u përcaktua nga një karton i kuq ndaj Visar Bekajt.

Fundi i takimit solli disa incidente, derisa policia hyri në fushë dhe goditi me sprej lotsjellës pjesëtarët e Prishtinës.

Trajneri Armend Dallku, futbollistët Labinot Ibrahimi dhe Lorik Boshnjaku dhe fizioterapeuti Atdhe Halimi kanë marrë tretman mjekësor.

-->