Dallku: Do të luftojmë deri në fund të kampionatit

Futboll 13 Mars 2022 15:23

Në ndeshjen në Klinë, skuadra e Dritës ka barazuar pa gola 0:0 ndaj Dukagjinit.

Pjesa e parë ishte më e varfër si nga rastet ashtu edhe nga loja.

Në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën më bukur duke krijuar raste të mira shënimi.

Pas barazimit, ka folur trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili tha se do të luftojë deri në fund të kampionatit për të marrë rezultatet pozitive.

“Do të luftojmë deri në fund për çdo pikë. Rëndësi kanë pikët dhe sot kishim mundësi të arrijmë fitore por nuk i konkretizuam rastet”, deklaroi Dallku.

Në ndeshjen e ardhshme, Dukagjinin në kuadër të xhiros së 26-të përballet me Llapin në udhëtim. 

/Insporti.com

-->