Dallku: Dominuam totalisht, fitore e merituar

Futboll 09 Nëntor 2019 15:22

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim duke fituar ndaj Llapit me rezultat 4:1, shkruan Insporti.com.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku për mikrofonin e SuperSport Kosovës është deklaruar i kënaqur me këtë fitore.

“Më gëzon fakti që kemi konkretizuar shumë raste, megjithëse kishim mundësi të realizonim edhe shumë më tepër. E dominuam totalisht ndeshjen, ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Një fitore e merituar dhe vjen në momentin e duhur. Tani shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe për ndeshjet e mbetura”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”.

Prishtina me këtë fitore renditet në pozitën e katërt me 27 pikë dhe ndeshjen e ardhshme e zhvillon në shtëpi ndaj Trepçës ’89. /Insporti.com/