Dallku: Dukagjini është tjetër ndeshje – duhet t’i qasemi në mënyrë tjetër

Futboll 24 Shtator 2019 17:50

Prishtina do ta luaj ndeshjen e mbetur me Dukagjinin e Klinës.

Skuadra kryeqytetase do të përballet me ekipin e fundit në tabelë që ende nuk e ka shijuar fitoren.

E për këtë takim të vlefshëm, ka folur edhe kryetrjaneri i Prishtinës, Armend Dallku.

Tekniku vushtrrias ka thënë se do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër me atë që zhvilluan ndaj Gjilanit, pasi klinasit janë në fund të tabelës.

“Pas një ndeshje me Gjilanin, për mendimin tim mjaft të mirë brenda fushës nga lojtarët tanë, normalisht duke pasur edhe defektet e veta të lojës, por në fund të fundit është rezultati ai që është i kënaqshëm për neve dhe tash vjen testi tjetër, Dukagjini”.

“Tani është komplet tjetër ndeshje dhe pothuajse tjetër karakter, sepse Gjilani ka qenë në krye të tabelës, ndërsa Dukagjini janë në fund. Kështu që duhet t’i qasemi në mënyrë tjetër kësaj ndeshjeje”.

“Po ashtu po shpresoj që djemtë do të rikuperohen mjaftueshëm deri para ndeshjes, sepse kam thënë edhe pas ndeshjes me Gjilanin, se djemtë e kanë dhënë maksimumin pas një ritmi të lartë të ndeshjes, jo vetëm sipas meje, por edhe sipas analistëve dhe njohësve e dashamirëve të futbollit që e kanë cilësuar si të tillë”.

“Pra, orët që i kemi në dispozicionin para fillimit të takimit, të rikuperohen të gjithë futbollistët dhe të paraqitemi, mos të them qindpërqindtë, por përafërsisht në atë nivel që u paraqitem me Gjilanin”, ka deklaruar Dallku.

-->